Home Aktualitet Përdh*nimi që...

Përdh*nimi që tronditi Finiqin, babai akuzoi me vajzën e tij. Nëna e 25-vjeçares helmoi 4 fëmijët e saj

49
0

Ramadan Rroko është arrestuar nga Policia e Sarandës pasi dyshohet se ka përdhunuar vajzën e tij, 25-vjeçe. Ngjarja e frikshme, por që nuk ka vëmendjen e mediave dhe të shoqërisë, ka ndodhur në fshatin Durmish të Finiqit.

57-vjeçari prej vitesh jetonte dhe punonte në Sarandë. Rreth një muaj më parë, vajza e tij, e cila pas divorcit të prindërve është rritur në shtëpinë e fëmijës në Durrës, kishte shkuar tek i ati për pushime. Në pallatin ku jetonin atë dhe bijë, kanë qenë fqinjët që pas zënkave të dëgjuara kanë lajmëruar policinë. Pas ndalimit, edhe vetë 25-vjeçarja ka pranuar që është abuzuar seksualisht nga ati disa herë.

Nga kjo ngjarje ka dalë në dritë edhe historia e familjes. 20 vite më parë bashkëshortja e Ramadan Rrokos, që vuante nga probleme të shëndetit mendor helmoi 4 fëmijët e saj, ku dy prej tyre humbën jetën, ndërsa vajza dhe një djalë mbijetuan.

Vajza u dërgua në Shtëpinë e Fëmijës në Durrës, ndërsa për fatin e të vëllait nuk dihet asgjë. I ati i tyre Ramazan Rroko fill pas ngjarjes u zhvendos në fshatin Dërmish të Finiqit, ku jetonte i vetëm deri një muaj më parë. /Euronews.al/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit