Home Aktualitet Përfundon mbl...

Përfundon mbledhja e jashtëzakonshme e qeverisë për krizën energjetike. Kryeministri Rama: Do ketë rritje çmimesh, nuk kemi ç’të bëjmë!

573
0

Pas paralajmërimit për krizë energjetike sot ka përfunduar mbledhja e jashtëzakonshme e qeverisë lidhur me këtë problem dhe rritjen e çmimeve.

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në një konferencë për mediat, pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme, ku deklaroi emergjencën në furnizimin e energjisë elektrike.

Ai tha se nesër do të bëhet publik plani për krizën energjetike që është paralajmëruar. Gjatë fjalës së tij Rama, pak pas mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë, theksoi se prioritet i qeverisë është mbrojtja e konsumatorëve, por edhe për bizneset e vogla dhe deri te bizneset e mëdha.

Ndër të tjera ai tha se “Sot kemi pasur një mbledhje jashtë rendit të përjavshëm për të marrë një vendim për të deklaruar emergjencën në furnizimin e energjisë elektrike. Një situatë e përgjithshme e rritjes marramendëse të çmimit të energjisë në tregjet ndërkombëtare dhe i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë qoftë me instrumente financiare qoftë edhe me instrumente të natyrës administrative”.

Sa do të kushtojë paketa?
Natyrisht që i kemi përllogaritur të gjitha. Nesër do të publikojmë për të gjithë qytetarët planin e posaçëm. Ndërkohë nuk mundet veçse t’u referohemi analizave të ekspertëve dhe njëkohësisht edhe analizave që po bëjnë qeveritë e vendeve të ndryshme. Është një situatë shumë e ngjashme nga aspekti i goditjes me situatën e pandemisë, në kuptimin që të gjithë janë të afektuar. Natyrisht që ndryshe nga pandemia, vende të ndryshme kanë disa karakteristika të ndryshme, por të gjithë janë të përfshirë në një arsyetim se si duhet ta përballin këtë situatë. Ekspertët mendojnë se kriza do të jetë prezente me pikun, me kulmin e saj deri në mesin e vitit të ardhshëm dhe njëkohësisht mendojnë që dhe pas kapërcimit të kulmit çmimet nuk do të kthehen aty ku ishin para krizës. Ajo që ne na takon, mbetet që të mbrojmë konsumatorët tanë. Sigurisht me një rend prioritetesh, nga poshtë lartë, duke pasur parasysh ata që janë më në nevojë dhe pastaj duke shkruar lart përmes biznesit të vogël e më tutje. Rendi i prioriteteve është nga më të dobëtit tek më të fortit, jo e kundërta.

Ndërkohë sjell në vëmendje që e vetmja rritje çmimi që ka ndodhur në periudhën e qeverisjes sonë i takon vitit 2015 kur hymë në reformën e energjisë dhe aty jo vetëm që çmimi u vendos në një pikë që nuk e mbulon koston, por në funksion të konsumatorëve familjarë dhe të biznesit të vogël dhe nga ana tjetër, diferenca mes çmimit të vjetër dhe të riut në atë kohë për rreth 200 mijë individë dhe familje paguhet sot e gjithë ditën nga shteti. Pra, pensionistë, familje në ndihmë ekonomike marrin nga shteti rreth 30 milionë dollarë çdo vit, si kompensim për atë rritje mes çmimit të vjetër dhe çmimit të ri. Bëni llogaritë se sa harxhon qeveria“,- tha kryeministri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit