Home Aktualitet Përgjimet mes...

Përgjimet mes dy kunetërve, Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit: Ki besim te unë, mos beso të tjerët

376
0

Ervin Mata ka bërë qindra biseda që janë zbërthyer nga aplikacioni “Sky”. Ai flet në një chat group me kodin GS4TDD, ku flet për trafikimin e një sasie prej 250 kg kokainë nga Brazili për në aeroportin e Frankurtit . Mata tregon në grup se sasia është sekuestruar në aeroport dhe pret që nesër lajmi të dalë në gazetë.

“Vllai unë e shes me 35. Ramazani ma ka pagu 34. Ata mund ta duan edhe për Belgjikë. Por unë e shes me 35 direkt. Tani ca të them unë, ishalla i kan Shqipri, nuk është ul avioni akoma do dhe dy or. Vllai mos më shkruaj se nuk e di ku e kam kohën. Mu kapën 240 cop, do të lexosh gazetat nesër. Në frankfurt. Mu kap malli në Frankfurt nga dogana, 240 copë. Plak më shkruaj kur të kesh mundësi”,-janë mesazhet që Ervin Mata i ka dërguar Ergys Dashit me kodin (D**p). Ky i fundit është vrarë në Ekuador.

Mata komunikon me (D**p) edhe për shuma parash, të cilat kërkohet t’i marrë në Shqipëri, ku tregon se disponon edhe shuma të mëdha parash në Holandë, të cilat dyshohet se kanë burim aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të drogës.

Më 21 shtator 202 Ervin Mata duke përdorur GS4TD në Sky, i dërgon mesazh (D***p), ”
“Veç në Shqipëri dua lek unë. T’i kaloj 1 mln në Holandë po të duash. Po më pret me ca të dush. Të flas e të kaloj lekt sot…mos e vrit mer mendjen”,-thotë Mata. Ervin Mata komunikon edhe me Eralbi Breçanin, të birin e Erzen Breçanit, ku flet për trafikimin e lëndëve narkotike, thuhet më tej në dosje. Ervin Mata dhe Erlabi Breçani kanë lidhje familjare, pasi ky i fundit ka si partnere motrën e Matës.

Në datën 10 gusht 2020 i dërgon këtë mesazh Eralbit: “Dua çdo gjë transparent me mua… .Kaq dua…. E ke kuptu kur ishte malli me 27 jua dhash me 23 në Valencia më thoje 12….Dhe flasim bashkë…. Dua t’më besoah në ca them….Me dysheme ta bëj 600. Pa merak i bëj gjitha un. Dua ti të besosh kur flas un….E mos besosh ca thon të tjerët…. Ok vllai. Kam fillu që dje , pa merak do të filloj kontaktet prap . Për nja tre ditë kemi ku të dush. Dhe për dalje më thuaj të jam unë te siguria nesë ke hypje…ok”,-thuhet nga përgjimet e Ervin Matës, dërguar Breçanit.

Në dosjen e SPAK thuhet se Eralbi Breçani ka nisur aktivitetin e trafikimit dhe dyshohet në të paktën dy raste që e ka kryer atë në bashkëpunim me persona të tjerë. Edhe në lidhje me grupet e Chat-it, ku merr pjesë Ervin Mata, ka dyshime që pjesëmarrësit ndodhen për qëllim kryerjen e veprave penale. /Top Channel/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit