Home Aktualitet Përkujtohet 7...

Përkujtohet 79-vjetori i Çlirimit të Krahinës së Matit, Duka: Liria e ka një çmim, ka gjakun e të rënëve

29
0

Veteranë të LANÇ-it, drejtues të pushtetit lokal Mat e Klos, prefekti i Qarkut Dibër, pasaardhës të veteranëve, intelektualë dhe banorë të krahinës përkujtuan sot në Suç 79 vjetorin e çlirimit të Matit nga pushtuesit e huaj.

Valbona Kola, kryetare e bashkisë Klos falënderoi Prefektin e Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehun, kryetarin e bashkisë Mat, Agron Malajn, organizatën e veteranëve të LANÇ-it Mat dhe pjesmarrësit e shumtë në këtë ceremoni përkujtimore.

Në fjalën e tij kryetari i organziatës së veteranëve të LANÇ-it, Sefer Duka u ndal gjatë në përpjekjet e matjanëve për liri dhe prosperitet, duke përmenduar betejat e tyre të shumta si dhe dëshmorët që u flijuan në luftë.

“Kujtojmë sot 15 Gushtin e vitit 1944, kujtojmë të rënët në këtë luftë mbi 5 vjeçare, kujtojmë sakrificat e matjanëve, përpjekjet e tyre titanike në luftë me pushtuesit e huaj. Liria e ka një çmim, ka gjakun e të rënëve”,-tha Duka.

Prefekti Shehu tha se: “Mati, i pranishëm në të gjitha ngjarjet historike të kombit tonë, me kontribute të shquara, nuk u pajtua asnjë ditë me pushtimin fashist. Mati i dha kësaj lufte sakrificat dhe gjakun e bijëve më të mirë. Mati i dha luftës 31 korrikun, një nga kryengritjet më domethënëse të historisë së luftës, si për nga përmasat, nga shkalla e organizimit dhe rezultatet e saj”.

Në lapidarian kushtuar 15 Gushtit 1944 u vendosën kurora nga Prefekti i Dibrës, kryetarët e bashkive Mat e Klos, organizata e LANÇ-it, shoqata e dëshmorëve të atdheut, etj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit