Home Aktualitet Përmirësimi i...

Përmirësimi i transportit urban, Bashkia e Tiranës shpjegon çfarë përmban paketa e dakordësuar me operatorët

47
0

Për herë të parë Bashkia e Tiranës do të subvencionojë përmes një pakete prej 1 milion eurosh shërbimin e transportit publik me qëllim daljen nga kriza por dhe përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve. Drejtori i Transportit Publik në Bashkinë e Tiranës, Enton Punavija, sqaron se kjo paketë ndihme kushtëzohet me rritjen e transparencës nga ana e kompanive, duke instaluar në mjetet e tyre pajisjet GPS.

“Është një paketë që në kushte emergjente i kërkojmë qeverisë rimbursimin e akcizës sa i takon pjesës së karburantit dhe rivlerësim të pjesës së TVSH. Është bërë një hap i rëndësishëm pasi pas 20 vitesh Bashkia ka një paketë prej 1 milion eurosh për të rikthyer kontratën në kushtet e transportit para pandemisë. Kjo është e rëndësishme për të rikthyer besimin tek qytetarët. Subvencionimi 1 milion euro do të mbulojë periudhën përgjatë gjithë vitit 2022. Por ndërkohë kjo paketë është e lidhur ngushtësisht me kushtet e shërbimit, me instalimin e pajisjeve teknologjike, kryesisht GPS që do të konfirmojnë kilometrat e përshkruar, apo kapacitetin. Nga njëra anë kemi subvencionin dhe nga ana tjetër kemi shërbim sipas kushteve të kontratës”, tha Punavija.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj takoi sot përfaqësuesit e operatorëve të transportit urban, me të cilët u ra dakord për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve, si dhe pranimin e një pakete të propozuar nga Bashkia e Tiranës për kalimin e situatës së vështirë. Operatorët pranuan kërkesat e Bashkisë për rritjen e standardit të shërbimit, vendosjen e GPS dhe formalizimin e shitjes së aboneve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit