Home Bota Përplaset në ...

Përplaset në Bruksel autobusi me turistë

17
0

Një autobus turistik në të cilin sipas informacioneve të para ndodheshin 33 shtetas të huaj është përplasur me një pemë pranë kanalit në Bruksel .

Informacionet për numrin e të plagosurve mbeten të paqarta.

Përfaqësuesi i zjarrfikësve në një deklaratë të transmetuar nga rtl ka folur për 33 pasagjerë , prej të cilëve pesë janë lënduar më rëndë dhe janë dërguar në spitale të ndryshme.

Ai gjithashtu tregon se kanë lëndime në kafkë, fytyrë dhe gjoks, ndërsa nuk ka pasur të dhëna për shoferin.

Megjithatë, media të tjera belge raportojnë se dhjetë persona janë plagosur, tre prej tyre në gjendje të rëndë. Shtetësia e të plagosurve mbetet e panjohur.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit