Home Aktualitet ”Përpla...

”Përplasje” virtuale Meloni-Macron, shkak bëhet Zelensky: Ftesa e papërshtatshme

197
0

Në një kohë që bashkimi mes vendeve të Europës duhet të vijojë kundër Rusisë dhe krah Ukrainës që pas disa ditësh shënon 1 vjetorin e pushtimit dhe luftës, një vizitë e papritur e presidentit Zelensky në Paris ka trazuar Italinë.

Takimi i presidenit francez Emmanuel Macron me homologun nga Ukraina, Volodymyr Zelensky në Paris, ka acaruar kryeministren italiane Giorgia Meloni, e ka cilësuar të papërshtatshme këtë takim që u bë përpara Këshillit Europian në Bruksel, duke qenë se forca e Bashkimit Europian është uniteti.

“Ftesa e Macron në Paris mu duk e papërshtatshme, pasi në këtë çështje mendoj se uniteti është forca jonë. I kuptoj çështjet e politikës së brendshme dhe të favorizimit të opinionit të brendshëm publik, por ndonjëherë favorizimi i opinionit të brendshëm publik, rrezikon të jetë në dëm të kauzës dhe ky më duket se është një nga ato raste”, tha Giorgia Meloni.

Para se të ndalonte në Bruksel, presidenti ukrainas u ftua nga homologu i tij francez për një samit në Francë, të cilit iu bashkua me nxitim edhe kancelari gjerman Scholz.

Macron tha se nuk kishte komente për të komentuar deklaratat e Melonit. Për presidentin francez gjëja më e rëndësishme është të jetë efektive dhe se ekziston një strategji e dobishme për rizbulimin e paqes së qëndrueshme që respekton të drejtat e Ukrainës dhe kufijtë e saj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit