Home Bota Personat mbi ...

Personat mbi 50 vjeç do të gjobiten me 100 euro pas 16 janarit nëse nuk vaksinohen

109
0

Rritja e rasteve me koronavirus po bën që Greqia të ule moshën e vaksinimit me detyrim deri në 50 vjeç. Lajmi u dha paraprakisht nga ministri i Shtetit Stelios Petsas, i cili shpjegoi se detajet mbi mënyrën e implementimit të këtij vendimi do të jepen në ditët në vijim nga vetë ministri i Shëndetësisë.

Vendimi për përfshirjen e moshës si kriter për vaksinimin e detyrueshëm dha rezultate për ata mbi 60 vjeç.  Nëse është e nevojshme do të ulet edhe më tej kufiri i moshës. Kjo do të bëhet në ditët në vijim. Jo në kategoritë profesionale, por në ato të moshuara.” , tha Petsas, duke sqaruar se gjoba prej 100 euro në muaj për të pavaksinuarit mbi 60 vjeç do të zbatohet normalisht pas datës 16 janar.

Greqia ka aplikuar vaksinimin me detyrim për disa kategori punonjësish siç janë ato të Shëndetësisë dhe shërbimeve. Më herët u aplikua edhe vaksinimi me detyrim për çdo person mbi 60 vjeç.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit