Home Aktualitet Petrit Vasili...

Petrit Vasili sërish thirrje SPAK-ut: Vepro ndaj Ramës për gjyqet në arbitrazh

6
0

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i bën thirrje sërish SPAK-ut që të veprojë ndaj kryeministrit Rama, për gjyqet në arbitrazh ndërkombëtar.

“Shqipëria duhet të paguajë 236 milionë euro vetëm për gjyqe të humbura deri tani për faj të qeverisë në arbitrazh ndërkombëtar. Edi Rama ka shpërdoruar në mënyrë flagrante detyrën me veprimet dhe mosveprimet e tij, duke prodhuar pasoja katastrofike mbi financat e vendit. SPAK-u e ka shumë të lehtë të fillojë hetimin dhe të çojë përpara drejtësisë Ramën. SPAK-u nëse vërtetë nuk është i kapur dhe nuk funksionon me regji le të guxojë e të trimërohet një herë të vetme dhe të veprojë mbi Edi Ramën”, shkruan Vasili në postimin e tij.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:  

SPAK, nëse nuk funksionon me regji, vepro ndaj Ramës, për gjyqet në arbitrazh. Ja dokumenti!
Shqipëria duhet të paguajë 236 milionë euro vetëm për gjyqe të humbura deri tani për faj të qeverisë në arbitrazh ndërkombëtar.
Të tjera gjyqe të humbura na presin në të ardhmen me pasoja mjaft të rënda financiare.
E kam paralajmëruar me kohë zyrtarisht Edi Ramën, që në prill të vitit 2017, që rrezikoheshin të humbeshin 2 miliardë euro në gjyqet në arbitrazh ndërkombetar për shkak të kontratave të prishura në mënyrë të njëanshme nga qeveria.
I kam treguar zyrtarisht edhe vendimet dhe hapat, që duhej të ndërmerrte për të ndalur katastrofën.
Rama nuk e vuri aspak ujin në zjarr.
Ai nuk organizoi as edhe një mbledhje të vetme, nuk mori asnjë vendim apo urdhër.
Nuk bëri as edhe një takim të vetëm mes meje si Ministër i Drejtësisë dhe atij si Kryeministër për këtë paralajmërim zyrtar për këtë situatë kaq të rëndë.
Rama heshti me qëllim, bile nuk mori asnjë masë të vetme për të ndalur këtë tragjedi financiare me autor qeverinë e tij.
Media shqiptare nuk i kushtoi vëmendje këtij paralajmërimi, që tregonte pasojat katastrofike, që e prisnin vendin.
Bile pati pjesë të medias, që u shqetësuan shumë për humorin e prishur të Ramës dhe jo për shkatërrimin e financave dhe interesit publik.
Fakti është flagrant dhe me Dokumente.
Edi Rama ka shpërdoruar në mënyrë flagrante detyrën me veprimet dhe mosveprimet e tij, duke prodhuar pasoja katastrofike mbi financat e vendit.
SPAK-u e ka shumë të lehtë të fillojë hetimin dhe të çojë përpara drejtësisë Ramën.
SPAK-u nëse vërtet nuk është i kapur dhe nuk funksionon me regji le të guxojë e të trimerohet një herë të vetme dhe të veprojë mbi Edi Ramën.
Faktin e dokumentuar po ia vëmë në dispozicion sërish publikisht.
Letra është zyrtare edhe nëse e kanë zhdukur, ja ku është një kopje e saj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit