Home Sporti Pioli: Skuadr...

Pioli: Skuadra ime po më surprizon, Leao dhe Maignan fantastikë

111
0

Milani mori një fitore të mdhe 3-2 në derbin ndaj Interit. Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli është shtë shfaqur mëse i lumtur pas ndeshjes.

“Skuadra më ka pëlqyer shumë. Djemtë vazhdojnë të më çuditin për dëshirën që kanë për të qëndruar bashkë dhe për t’u përmirësuar. Jam i lumtur.

Champions? Jemi rritur shumë nëpërmjet eksperiencës së grupeve të vitit të kaluar. Sot djemtë ishin të përqendruar te derbi, por megjithatë Salzburg është një ekip i rrezikshëm. Në Champions duhet të jesh i përgatitur, do të bëjmë gjëra të ndryshme në krahasim me sot.

Ajo që ka rëndësi është mentaliteti i skuadrës. Sot e kemi pritur Interin pak më shumë, në këtë mënyrë ia dolëm të qëndronim kompakt e nuk i dhamë shumë hapësira. E dija që do të luanin me dy sulmues të shpejtë. Sot u munduam t’i hiqnim thellësinë dhe ia dolëm.

Leao? Për t’u përmirësuar nevojitet talent dhe inteligjencë. Rafa i ka të dyja. Pastaj i duhet dhënë liria që të gabojë, ne mundohemi gjithmonë që ta vendosim në kushtet më të mira të mundshme. Ai është një armë e rëndësishme për ekipin, ka një mënyrë sjellje që të mashtron, por e di që nuk duhet të kënaqet me kaq. Një djalosh i cili ka lindur me këtë talent, duhet të shohë drejt majave.

Maignan? Nëse skuadra më çudit, Maignan nuk e bën këtë gjë. Është një person i jashtëzakonshëm. Nëse vitin e kaluar bëmë aq mirë, ishte për shkak se kemi lojtarë me cilësi dhe Maignan është një prej tyre”, tha Pioli.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit