Home Aktualitet Pipero tregon...

Pipero tregon bisedën me mjekun, ja si “shmanget” varianti Omicron

180
0

Mjeku Pëllumb Pipero ka treguar një bisedë që ka bërë me imunologun Genc Sulçebe në lidhje me variantin Omicron që ka shkaktuar shqetësim në të gjithë botën. Teksa u pyet për krahasimin me variantin ”Delta”, ai  tha se është më i transmetueshëm ”Omicron” dhe shtoi se personat që e kanë kaluar virusin para 3-4 muajsh apo kanë bërë vaksinën para 3-4 muajsh e kanë të vështirë të infektohen.

”Ne nuk mund të themi që brenda një grupi, njëri është më shumë pak më pak agresiv. Klinikisht Omicroni paraqitet më i lehtë. Se si do të vijojë do ia lëmë kohës. Studimet e deritanishme janë kontradiktore, praktikisht, studimet janë konfuzione mbi evidenca sesa studime të mirëfillta.

Një gjë është e sigurt, së pari, transmetueshmëria e Omicronit është shumë herë më e madhe se e Deltës. Ky virus i shmanget dukshëm mburojës imunitare edhe asaj natyrales dhe vaksinës. Për këtë arsye ka diskutim të shkencëtarëve sot në botë.

Prandaj themi që një person që e ka kaluar virusin para 3-4 muajsh apo ka bërë vaksinën para 3-4 muajsh e ka më të vështirë të infektohet sepse e detektojnë shpejt virusin dhe nuk e lënë të hynë në qelizë. Këtë kemi bërë bisedë me mjekun para disa ditësh në oborrin e spitalit”,-tha në ”Open”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit