Home Aktualitet Pjesë e grupi...

Pjesë e grupit të Alibeajt, deputeti Sula: Protestoj kundër Ramës, por me Berishën kam qasje të ndryshme

1053
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, pjesë e grupit të Alibeajt, është i pranishëm në protestën e opozitës, që po mbahet para Kryeministrisë.

Për “Euronews Albania”, Sula tha se edhe ka qasje të ndryshme me Berishën për funksionimin dhe organizimin e PD-së, ndodhet në protestë dhe do jetë në çdo protestë kundër kryeministrit, Edi Rama.

“Unë kam qenë në çdo protestë dhe do jem në çdo protestë. Në protestë nuk vihet vetëm për Partinë Demokratike, këtu vijnë të gjithë shqiptarët të cilët janë në një gjendje të vështirë, jam i bindur që protestat do jenë madhështore dhe qeveria do tronditet fort. Absolutisht nuk e mendoj diçka të tillë, shqiptarëve u ka ardhur laku në fyt. Kazani po zien, por nuk do dëshiroja dhunë. Për çdo demokrat do jemi në protestë. Pavarësisht se kam qasje ndryshe me zotin Berisha për mën yrën si funksionon Partia Demokratike, qëllimi i përbashkët është kundër kësaj qeverie”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit