Home Aktualitet Plagoset me a...

Plagoset me armë zjarri një vajzë në Vlorë. Policia: arrestohet autori 30-vjeçar nga Shkodra

80
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku një i ri nga Shkodra ka qëlluar me armë zjarri një vajzë 23-vjeçare, pas sherrit që kishin pasur në një lokal.

Mësohet se sapo vajza ka mbërritur në lokal djali është çuar në këmbë duke tërhequr fizikisht dhe duke e qëlluar me pistoletë.

Mësohet se autori i plagosjes është arrestuar nga policia pak pas ngjarjes së rëndë, ndërsa i është sekuestruar edhe arma e zjarrit.

Po ashtu bëhet me dije se agresorit i ka rënë edhe një granatë, por që fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Ngjarja ka ndodhur pranë Poliklinikës në qytetin bregdetar.

DEKLARATA E DREJTORIT TË POLICISË

Është marrë një telefonatë, ku thuhej se janë dëgjuar krisma me armë në një lokal në afërsi të “Ambulancës”.

Falë reagimit të shpejtë të strukturave të policisë, të Forcave Shqiponja dhe shërbimeve të policisë gjyqësore që kanë qenë në afërsi të vendit të ngjarjes është bërë neutralizimi i personit të dyshuar që ka qëlluar me armë zjarri.

Është sekuestruar arma dhe personi aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Kemi një person të dëmtuar, e cila është një vajzë 23-vjeçe dhe aktualisht është në Spitalin Rajonal të Vlorës jashtë rrezikut për jetën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit