Home Aktualitet Plagosi dy pe...

Plagosi dy persona në lokal me kaçavidë në Tiranë, arrestohet autori

72
0

Dy persona kanë mbetur të plagosur me kaçavidë në një lokal në Tiranë gjatë ditës së djeshme. Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së dyfishtë, një 42-vjeçar me inicialet P.B, i cili akuzohet për kanosje dhe plagosje të rëndë me dashje.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në ambientet e një lokali, një shtetas kishte goditur me mjet të fortë dy të tjerë, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij. Falë reagimit të shërbimeve të Policisë është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit, shtetasi: P. B., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, ditën e djeshme, në ambientet e një lokali, në rrugën “Kostandin Kristoforidhi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë (kaçavidë), shtetasit M. Th. dhe R. Ll., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. B., për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit