Home Aktualitet Plani i qever...

Plani i qeverisë për gjimnazet, Rama: Nëse ajo që mësoni nuk lidhet me praktikën, tekstet e Oxford-it dhe Cambridge s’kanë vlerë

84
0

Këtë të martë, kryeministri Edi Rama shpalosi së bashku me ministren për Rininë, Bora Muzhaqi, planin e qeverisë për gjimnazet. Gjatë një bashkëbisedimi me nxënës nga tre gjimnaze të ndryshëm në kryeqytet, Rama u njoh nga afër me disa nga problematikat që ata i parashtruan në ecurinë e tyre mësimore.

Rama shpalosi një plan të qeverisë për të kthyer hapësirat e gjelbra të pashfrytëzuara të shkollave në mikro-ferma për të bërë të mundur që nxënësit, në praninë e një agronomi, të njihen me tokën dhe prodhimin në bujqësi. Ndër të tjera, kryeministri pohoi se nëse ajo që mësojnë nxënësit nuk lidhet me praktikën, tekstet e Oxford-it dhe Cambridge sipas tij nuk kanë asnjë vlerë.

“Është një boshllëk i rëndësishëm në aspektin e formimit të nxënësve si qytetarë dhe personalitete. Në këtë aspekt ne kemi idenë që duhet të fuqizojmë shumë programin e arkave të zehjeve, në një sens më të gjerë se piktura, muzika, teatri, për të shkruar te realizimi i mundësive për të pasur disa diije fillestare me zanatet”.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama

Unë erdha sot me shumë kënaqësi dhe pasi kam dëgjuar me vëmendje shumicën tuaj. Ky është një projekt që Bora e ka nisur për të bërë një dokument reflektim të aspiratave të atyre që u adresohet strategjia. Nga ana tjetër përtej strategjisë që është një dokument me horizont disa vjeçar, ky dokument na vlen për të adresuar çështjet imediate. Natyrisht që do ishte mirë që të përfshiheshin sa më shumë nxënës.

Plani i Borës është që çdo gjimnaz të ketë përfaqësuesit e vet, në mënyrë që të preken disa nga problematikat kryesore në të gjitha gjimnazet e Shqipërisë. Kushdo prej jush që është i interesuar të përfshihet, do të ishte mirë të shkëmbente me Borën kontaktet. Pasi dhe vetë ju do të keni diçka që nuk ju ka ardhur ndërmend sot, por mund tju vi ndëmend më vonë dhe mund ta adresoni me shkrim.

E dyta që dua të them është që disa prej pikave që u prekën më duket se janë shumë sensitive për tu adresuar me shpejtësi. Më vjen mirë që ne kemi vendosur objektivat tona, duke filluar nga domosdoshmëria për ta transformuar mësimin e informatikës.

Ajo që më shqetëson se edhe për laboratorët, ashtu siç ndodh me klasat e informatikës, blihen ato pajisjet që nevojiten, por nuk sigurojnë punën për në vijimësi. Librat që ju merrni janë shumë të lidhur me orët e praktikës. Nëse ajo që mësoni nuk lidhet me praktikën, tekstet e Oxford-it dhe Cambridge nuk kanë asnjë vlerë.

Çështja e këshillimit të karrierës është problem shumë i prehtë dhe është një shqetësim që e dëgjova te shumë prej jush dhe duhet të gjejmë rrugët e duhura për ta bërë sa më atraktiv. E pesta dhe e fundit ka të bëjë me pjesën ekstra-kurikulare, e cila në mendimin tim është shumë e dobët.

Është një boshllëk i rëndësishëm në aspektin e formimit të nxënësve si qytetarë dhe personalitete. Në këtë aspekt ne kemi idenë që duhet të fuqizojmë shumë programin e arkave të zehjeve, në një sens më të gjerë se piktura, muzika, teatri, për të shkruar te realizimi i mundësive për të pasur disa diije fillestare me zanatet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit