Home Aktualitet Plani për vra...

Plani për vrasjen e Nikulajt, porositësi ofroi 500 mijë euro në Shqipëri por s’gjeti ekzekutor

50
0

Ardian Nikulajt, u vra nga të huaj pasi porositësit kërkuan gjithandej për pajtimin e një vrasësi brenda vendit, por burime konfidenciale i thanë Report Tv se askush nuk e mori përsipër vrasjen e 51-vjeçarit.

Referuar raporteve të agjencive inteligjente, saktësojnë se për vrasjen e tij ishin ofruar deri në 500 mijë euro, por sërish nga vrasësit shqiptarë me pagesë është konsideruar e vështirë.

Edmond Haxhinë pajtoi një skuadër të tërë vrasësish dhe bashkëpunëtorësh nga Britania e Madhe dhe Portugalia për t’i dhënë fund misionit.

Vetë Ardian Nikulaj e kishte nuhatur se e donin të vdekur prej të paktën 6 muajsh, dhe për këtë arsye kishte rritur sigurinë dhe lëvizjen me makinë të blinduar, por pa ditur se kush ishin agresorët.

Për të vrarë 51-vjeçarin, Edmond Haxhia, solli në Tiranë 4 britanikët, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman, Harry Simpson si bashkëpunëtorë e informatorë dhe portugezin Ruben Saravia, si ekzekutorë. Të huajt mbërritën në Shqipëri njëri pas tjetrit, kamufluar si turistë, por që në fakt mision kishin vrasjen. Saravia e vëzhgoi për 2 muaj terrenin ku do të vriste biznesmenin dhe politikanin lokal të Lezhës, teksa bazën e qëndrimit e kishte tek shtëpia e Haxhisë në fshatin Kakarriq.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit