Home KRYESORE Plas sherri n...

Plas sherri në selinë blu mes deputetëve dhe Lulzim Bashës

1736
0

Humbja katastrofike e Lulzim Bashës me datë 6 mars, ku doli parti e tretë, se kishte vetëm tre parti konkuruese!

Por në vend që të reagonte duke kërkuar falje apo edhe në dorëheqje, Basha tha se nuk kam humbur!

Kjo është çmenduri! E pabesueshme!

Ndërkohë mësohet se në grupin parlamentar të PD këtë të henë ka plasur sherri mes Bashës dhe deputetëve. I pari që foli Agron Gjekmarkaj tha prerë se është një humbje turpëruese dhe duhet të mbajmë përgjegjsi. Me pas foli Grida Duma dhe Ervin Salianji të cilët kritikuan Bashën. Ndërsa deputeti tjetër i PD-së Tomor Alizoti tha se Basha duhet të largohet menjëherë nga drejtimi.

Ndërkohë edhe deputeti tjetër i PD-së Ferdinand Xhaferri ka thënë se Lulzim Basha duhet të iki me çdo kusht nga kryetar.

Ferdinand Xheferraj tha në grupin parlamentar: Jam me i vjetri dhe me eksperiencë, s’kam ambicie, por përgjegjësi për PD-në. Berisha e ka mbyll me PD, por ti na ke fyer kur thua s’kam humb asnjë garë. Duhet të largohesh si kryetar ju zoti Basha”.

Po kështu edhe deputetë të tjerë janë kundër Bashës. Helidon Bushati, deputeti i PD që vjen nga Shkodra tha se “ti Basha dhe Berisha e shkatërruat PD-në”.

Me Bashën si kryetar i PD-së në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe parlamentare PD-ja nuk fiton asnjë bashki dhe asnjë deputet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit