Home Bota Plot 1.34 mil...

Plot 1.34 milionë metra kub, nis zbrazja e ujit radioaktiv nga Fukushima në Oqeanin Paqësor

21
0

Ka filluar procesi i zbrazjes së sasisë së parë të ujit radioaktiv në Oqeanin Paqësor. Ky hap ka shkaktuar shumë kritika drejt Japonisë, që është përballur gjatë me stokun në rritje të ujit radioaktiv.

Tokio kishte njoftuar një ditë më parë se operacioni i zbrazjes së ujërave në Paqësor do të fillonte më 24 gusht. Ky njoftim shkaktoi reagim të ashpër nga Kina dhe kufizime të pjesshme të importit të ushqimeve të detit nga Japonia në Hong Kong dhe Makau.

Kina ka pezulluar importet e të gjitha produkteve ujore me origjinë nga Japonia, thanë autoritetet doganore në një deklaratë më 24 gusht. Centrali i energjisë bërthamore Fukushima-Daiichi u rrëzua nga një tërmet masiv dhe cunami që vranë rreth 18.000 njerëz në mars të vitit 2011, kur një tre nga reaktorët e centralit u shkri.

TEPCO ka mbledhur 1.34 milionë metra kub ujë që nga atëherë, që u përdorën për t’i ftohur reaktorët ende shumë radioaktivë. Zbrazja e këtyre ujërave në Paqësor është miratuar nga mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së, që tha se do të ketë personel në terren më 24 gusht për ta mbikëqyrur procesin, i cili do të marrë disa dekada kohë për t’u përfunduar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit