Home Aktualitet ”Po hum...

”Po humb rolin e zarit”, Korreshi publikon foton për Alibeajn: Pazaret bëhen kafeve

794
0

Ulja e Partisë Socialiste me grupin e Rithemelimit në tryezë për të rikthyer normalitetin në Kuvend, ka bërë që PD e Bashës të hedhë akuza për pazar. Deputeti i PD së Rithemelimit, Saimir Korreshi ironizon duke thënë se nëse nga dialogu në institucione sheh se po humb rolin e zarit që mban peng opozitën shqetësohesh dhe s’di ca flet. Po ashtu Korreshi ka postuar një foto të Alibeajt në një lokal dhe shkruan “pazaret bëhen kafeve e restoranteve, duke dhënë besën që do mbajmë peng bashkërisht reformën zgjedhore, duke i shërbyer si zar Edi Ramës”.

Postimi i plotë

Pazaret bëhen kafeve e restoranteve, duke dhënë besën që do mbajmë peng bashkërisht reformën zgjedhore, duke i shërbyer si zar Edi Ramës.

Nëse nga dialogu në institucione sheh se po humb rolin e zarit që mban peng opozitën, shqetësohesh dhe sdi ca flet, quan “pazar” kontrollin parlamentar ndaj Edi Ramës, quan “pazar” heqjen e mundësisë për bllokimin e reformës zgjedhore.

Pastaj zgjohesh dhe i fut edhe nje status: Jam dhe ndjehem “Princ i Spanjës”! Askush nuk mund të flas në emër të “Spanjë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit