Home Aktualitet “Po na dhunon...

“Po na dhunoni”, Gogu debat të fortë me Boçin: Na kënaqët, boll me predikime

51
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu u përfshi në një debat me ish-deputetin demokrat Luçiano Boçi në studion e “Now me Erla Mëhillin”. Nga ana e tij, Gogu tha se opozita vijon të dhunojë mazhorancën rregullisht, ndërsa Luçiano Boçi ironizoi duke pyetur nëse dhe Rama është kaq i ndjeshëm sa deputetët.

“Nëse nuk e kuptoni dhunën sepse jeni familjarizuar shumë me të, nuk është problemi im, por të ndërpresësh dikë i cili sapo të ka dëgjuar me vëmendje dhe të ka lejuar që ta shprehësh mendimin tënd dhe është i gatshëm që atë opinionin që ti thua t’i përplasi me një opinion ndryshe, do të thotë që nuk kupton dhunën. Dhuna është problemi! Fillon me ndërprerjen e mendimit dhe pastaj shkon deri në ndërprerjen e seancës parlamentare”,- u shpreh Gogu.

“Dhuna është te dritat, i fiken dritat në Kuvend deputetit, e kupton ku jeni ju apo jo. Jeni bërë qesharak! Tani bëni dhe predikime ju për vlera, për parime. O ç’na kënaqët, lum kush ju dëgjon”,-ia ktheu Boçi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit