Home Aktualitet Po punonte pë...

Po punonte për riparimin e llambave, humb jetën punonjësi i bashkisë pasi u rrëzua nga vinçi

77
0

Këtë të premte, një punonjës i bashkisë së Elbasanit ka humbur jetën. Ai u rrëzua nga një vinç gjatë punës për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit.

“Rreth orës 12:00, shtetasi E. B., 56 vjeç, punonjës i bashkisë Elbasan, gjatë punës mbi vinç, për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji”, dyshohet se për shkak të një defekti në vinç, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. 56-vjeçari është në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftoi më herët policia.

Punonjësi me iniciale E. B., 56 vjeç u dërgua në spital, por humbi jetën më vonë për shkak të dëmtimeve. “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mesditën e sotme, ju informojmë se, shtetasi E.B, 56 vjeç, punonjës i Bashkisë Elbasan, për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, deklaroi Policia e Elbasanit në një njoftim të dytë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit