Home Sporti Pochettino te...

Pochettino tek United dhe Zidane te PSG

183
0

Mauricio Pochettino te Manchester United dhe Zinedine Zidane në vendin e tij te Paris SG. Trajneri argjentinas nuk është i lumtur në Paris, kjo për faktin se ai jeton në hotel, por edhe pasi është larg familjes së tij dhe është i lodhur nga përçarja që ekziston brenda skuadrës, ku egoja e yjeve e bën më të vështirë menaxhimin e grupit, me yje si Messi, Neymar e Kylian Mbappe.

Pochettino cilësohet si kandidati më i mundshëm që të marrë drejtimin e United pas shkarkimit të Solskjaer. Pronarët e “Djajve të Kuq” e admirojnë prej kohësh trajnerin, të cilin provuan ta emëronin në skuadër prej vitit 2018, si zëvendësues të Jose Mourinho-s. Operacioni i kalimit të teknikut në “Old Trafford” nuk është aspak i lehtë, sepse Paris SG duhet të marrë masa dhe të gjejë menjëherë një zëvendësues.

Zinedine Zidane joshet nga ideja për të drejtuar parisienët. Për më tepër një skuadër me kaq shumë yje, do t’i jepte mundësinë të përsëriste triumfet që realizoi me Realin në ”Champions League”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit