Home Sporti Polemikat pas...

Polemikat pas fitores së Realit, Ancelotti: E kuptoj ankesën e Almerias, por vendimet ishin të drejta

45
0

Trajneri i Real Madrid-it, Carlo Ancelotti ka folur për mediet pas fitores 3-2 ndaj Almerias në kampionat. Ancelotti deklaroi se e kupton ankesën e Almerias për vendimet e VAR, por shton se ishin pikërisht ato video që ndihmuan për të kuptuar detajet dhe golat.

“Unë e kuptoj ankesën e Almerias, por ato ishin vendime të rishikuara nga VAR. Mendoj se ishin tre vendime mjaft të qarta. Pashë veprimet, arbitri ka të drejtë, VAR-i e thërret dhe mendoj se ai mori vendimet e duhura.

Në pjesën e parë na mungonin idetë, por edhe energjia. E nisëm keq ndeshjen, ishte një ndeshje e çuditshme. Zgjedhjet që bëra ishin të gabuara, luajti një ekip i lodhur dhe bëmë shumë keq, teksa në pjesën e dytë luajtëm një ndeshje krejtësisht tjetër”, tha Ancelotti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit