Home Aktualitet Policia e Çek...

Policia e Çekisë vlerëson kontributin e Ardi Veliut, e dekoron me Medaljen e Argjendtë

125
0

Tre zyrtarë të policisë shqiptare, ish-kryepolici Ardi Veliu, Edmond Rizain që drejton Drejtorinë Qendrore Hetimore në Policinë e Shtetit dhe Erion Ahmetin, ish-shef i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, janë dekoruar nga Policia çeke me Medaljen e Argjendtë.

Në ceremoninë e organizuar në ambientet e Ambasadës Çeke në Tiranë me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, u vlerësua si e shkëlqyer marrëdhënia mes dy policive.

“Ambasadori Çek z. Karel Urban i dorëzoi Medaljen e Argjendtë akredituar nga ish-Presidenti i Policisë Çeke Gjeneral Major Jan Švejdar në mirënjohje të bashkëpunimit të shkëlqyer midis dy Policive, z. Ardi Veliu, z. Edmond Rizait dhe z. Erion Ahmetit”, shkruan ambasada çeke në Twitter.

Ditët e fundit në Shqipëri po qëndron një delegacion i gjerë i Policisë Rrugore të Çekisë, që po përcjell përvojën e tyre në disa qarqe.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit