Home Aktualitet Policia i gje...

Policia i gjen armë dhe municione, 38-vjeçari nga Kamza bën rezistencë

67
0

Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Kamzës, për armëmbajtje pa leje. Por i riu nuk i është bindur thirrjes së Policisë, dhe ka kërcënuar se do të qëllonte në drejtim të punonjësve të Policisë.

“Pas informacioneve të marra në rrugë operative se mund të kishte qëlluar një person me precedent penal në fushën e narkotikëve, shërbimet e Policisë organizuan dhe zhvilluan operacionin policor të koduar “Shooting”. Shërbimet e Policisë janë afruar në banesën në të cilën dyshohej se fshihej personi me armë dhe i kanë bërë thirrje që të hapte derën dhe t’i bindej kontrollit të Policisë.

Pas ndërhyrjes profesionale të punonjësve të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arestimi në flagrancë i shtetasit F. J, banues në rrugën “Moxart”, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i cili u kap me armë në dorë, me fishkë në fole gati për qitje.

Në cilësinë e provës materiale u sekestruan një armë zjarri kallashnikov, dy karikatorë me fishekë luftarak dhe 11 gëzhoja. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”,-informon Policia e Shtetit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit