Home Bota Policia nuk f...

Policia nuk fal Donald Tusk, i heq patentën për 3 muaj

77
0

Ish-zyrtari i lartë i Bashkimit Europian Donald Tusk, mesa duket i pëlqen shpejtësia, por Policia e Polonisë e ka gjobitur.

Ai u kap duke i dhënë makinës përtej normave të lejuara të shpejtësisë. Kreu i partisë kryesore opozitare në Poloni, tha se gjoba “ishte e drejtë” dhe e pranonte “pa e diskutuar”.

Tusk do t’i pezullohet patenta për tre muaj dhe do hiqen edhe 10 pikë, nga 24 që lejohet në total, si dhe gjobë për tejkalim shpejtësie.

Po ashtu mësohet se Tusk u kap teksa po i jepte makinës me 100 km/h, ndërkohë që limit ishte 50 km/h.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit