Home Aktualitet Policia për n...

Policia për ngjarjen në Velipojë: Të plagosur nëna me tre fëmijët, u dërguan në Spitalin e Traumës

23
0

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen në Velipojë, ku mëngjesin e sotëm shpërthyen disa bomba gazi, ku për pasojë kanë mbetur të plasgosur pronarja e hotelit bashkë me 3 fëmjët.

“Më datë 04.07.2021, rreth orës 06:45, në fshatin Pulaj-Plazhë, rruga Nr.5, Velipojë, Shkodër, në një hotel tre katësh ka shpërthyer një bombul gazi, ku si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. Gj. 40 vjeçe, D. Gj. 19 vjeçe, K. Gj. 15 vjeçe, dhe E. Gj. 12 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjeksore më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje”,-informon Policia e Shtetit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit