Home Aktualitet Policia Rrugo...

Policia Rrugore bën namin me 757 gjoba në 48 orët e fundit, pezullon 79 leje drejtimi

1071
0

Policia Rrugore vijon monitorimin e qarkullimit rrugor, me pajisjet inteligjente. Radarë automatikë, makina inteligjente dhe dronë edukues, nga Rruga e Kombit, Hani i Hotit deri në Sarandë, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Nisur nga fluksi i shtuar në fundjavë, drejt zonave bregdetare dhe turistike, shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin kanë intensifikuar monitorimin e qarkullimit të automjeteve në të gjitha akset rrugore nacionale, ato kryesore rurale dhe në qendrat urbane, duke përdorur radarët automatikë, makinat inteligjente, dronët edukues dhe kamerat, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i monitorimeve, gjatë 48 orëve të fundit, janë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative, 645 drejtues automjetesh, për parakalime të gabuara; 381 për mosvendosje të ripit të sigurimit; 406 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të automjetit; 173 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Janë konstatuar me shpejtësi tej normave të lejuara dhe iu është pezulluar leja e drejtimit, me afat nga 3 deri në 12 muaj, 79 drejtuesve të automjeteve, duke filluar nga Rruga e Kombit deri në Sarandë.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 757 drejtues të automjeteve të cilët janë konstatuar me shpejtësi tej normave të lejuara, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.  Përdori emrin e zyrtarëve të lartë për të vendosur gjoba tek biznesmenët, ja foto e Florian Gjergjit, kërkohet nga policia

Po gjatë monitorimeve dhe kontrolleve me përzgjedhje, bazuar dhe në analizat e riskut, shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë 48 orëve të fundit, kanë pezulluar 25 leje drejtimi, me afat nga 2 deri në 18 muaj, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe kanë vënë në pranga 6 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Gjithashtu kanë ndëshkuar me masë administrative për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pa sanksion plotësues, 39 drejtues mjetesh. Tashmë ka filluar kthimi në drejtim të Tiranës dhe të Morinës dhe për rrjedhojë, në akset kryesore nacionale ka fluks të shtuar. Drejtuesit e automjeteve të përdorin edhe rrugët alternative për të hyrë në Tiranë në rast se ka fluks të shtuar në akset kryesore nacionale që lidhen me Tiranën.

Drejtuesit e automjeteve të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të qëndrojnë në radhë në rast se përballen me ngadalësim të lëvizjes së automjeteve për shkak të fluksit.

Të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin aparatin celular gjatë drejtimit të automjetit dhe të mos drejtojnë automjetin në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit