Home Aktualitet Policia Rrugo...

Policia Rrugore dhe “Fundjavë Ndryshe”, fushatë për njohjen e nxënësve me rregullat e qarkullimit

44
0

Policia e Qarkullimit Rrugor Tiranë në bashkëpunim me “Fundjavë ndryshe” kanë ndarë një fushatë sensibilizuese mbi rregullat e qarkullimit rrugor me nxënës të Shkollave 9-vjeçare të Komunave Baldushk, Petrelë dhe Bërzhitë. Fushata sensibilizuese jep disa këshilla mbi rregullat e qarkullimit rrugor për nxënësit, për një të ardhme të sigurt.

1-Mos luani rreth mjeteve të parkuara.

–Nëse ju luani, luani në vende të sigurta.

2-Mos harroni!! Kur lëvizni me biçikletë, gjithmonë vendosni kaskën mbrojtëse. Ajo u mbron.

3-Kujdes!!

-E kuqe: Ndalon lëvizjen.

-E verdha: Nuk ndërpritet rruga. Në qoftë se keni filluar lëvizjen, mund të shkoni deri në anën tjetër.

-E gjebër: Rrugë e lirë, mund të kaloni.

4-Gjithmonë kaloni atje ku ka rrugë kalimi për këmbësorët (vijat e bardha). Kështu evidentoni rreziqet.

5-Kur udhëtoni me makinë vendosni rripin e sigurimit. Kërkojuani këtë edhe prindërve dhe të afërmve tuaj.

6-Nëse jeni në rrugë dhe ndodh diçka, mos nguroni, kërkoni ndihmë. Kështu mund të shpëtoni veten dhe të tjerët.

“Të gjithë së bashku që fëmijët tanë të ecin të sigurt drejt së ardhmes!”- thuhet në mesazhin e fushatës sensibilizuese të Policisë së Qarkullimit Rrugor Tiranë në bashkëpunim me “Fundjavë ndryshe”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit