Home Aktualitet Policia zbard...

Policia zbardh sherrin me lopata, çfarë ndodhi në bregdetin e Shëngjinit

55
0

Një konflikt i ndodhur në Shëngjin për shezlonget degradoi me përdorimin e lopatave ku më pas personat e përfshirë në sherr u përplasën fizikisht edhe me grushte.

Ndërkohë policia ka dhënë detaje rreth sherrit të ndodhur, duke zbardhur ngjarjen.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të informacionit paraprak për konfliktin e ndodhur ditën e djeshme, në Kune, Shëngjin, ju informojmë se:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, pas veprimeve hetimore, u bë zbardhja e plotë e dinamikës së këtij konflikti për motive pronësie, në të cilin u përfshinë shtetasit A.(P). D. dhe E. D. me shtetasit A. M. dhe E. M.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.(P). D., 48 vjeç, banues në Shëngjin, pasi ka goditur me sende të forta shtetasin A. M., 45 vjeç, banues në Shëngjin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, në lidhje me këtë konflikt, u referuan materialet procedurale në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. M., 41 vjeç (vëllai i shtetasit A. M.), banues në Shëngjin, pasi ka goditur shtetasen E. D., 46 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, në ngarkim të shtetasit A.(P).D., dhe për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të shtetasit E. M.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit