2019, Balla: Sfidat kryesore mbeten punësimi e mirëqenia
Kryetari i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla, ka uruar përmes një prononcimi të shpërndarë në rrjetin social facebook të gjithë shqiptarë për vitin e ri 2019.
Balla theksoi se viti 2018 ishte viti i krijimit të institucioneve të Drejtësisë së Re, ndërsa viti 2019 do të jetë viti historik i fillimit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas tij, sfidat kryesore mbeten punësimi, mirëqenia dhe rritja e investimeve në infrastrukturë në çdo cep të Shqipërisë.
Ndërsa për protestën e studentëve, Balla tha se: ”Ishte një mesazh që i dha shpresë Shqipërisë. Ne duhet ta kuptojmë më së miri. Siç me të drejtë kryeministri e vlerësoi, ishte një shuplakë për qeverinë, pavarsiasht se ishte një grusht për opozitën. Opozita të shikojë pozicionin e vet, ndërkohë që me kemi marë gjithë angazhimin për të adresuar të gjitha kërkesat e tyre dhe për të ndryshuar komplet procesin e bashkëqeverisjes që nisëm në qershor të vitit 2018”.
KOHA JONË SONDAZH

