FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

21 Janari, gazetari i plagosur: Hapni hetimet, unë dëshmitari i parë

Kanë kaluar 5 vite por ende plaga e 21 Janarit është e madhe. Në skenë, është shfaqur dëshmitari i parë vullnetar, i cili kërkon të jetë në dizpozicion të organeve të hetimit për vrasjen e katër të vrarëve përpara Kryeministrisë nga Garda e Republikës.

Me Reformën në Drejtësi, janë ngritur institucione të reja antikorrupsion, nën mbikëqyrjen dhe asistencën e amerikanëve dhe ekspertëve të Brukselit. Kjo ka rritur pritshmërinë për rihapjen e dosjeve të krimit dhe korrupsionit, për të cilat drejtësia aktuale, ka dhënë vendime si dhe ka lënë jashtë hetimeve të implikuarit kryesorë.

Fatos Mahmutaj, gazetari që u plagos në 21 Janar 2011, sipas gazetës “Shqiptarja.com”, ka shprehur gatishmërinë për t’u rrëfyer para hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, gjithnjë nëse kjo e fundit do të hapë dosjen e 21 Janarit, për të cilën mazhoranca pretendon se nuk ka nisur ende drejtësia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?