FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

25 prilli, përfaqësuesja e OSBE-së: Do të ketë një mision vëzhgimi ndërkombëtar

Këtë të premte po mbahet konferenca me ”Kosoto e demokracisë”, ku  e pranishme është dhe përfaqësuesja e OSBR-së, zv/ambasadorja, Clarisse Pasztory. Gjatë fjalës së saj, për zgjedhjet e 25 prillit, ajo tha se do të këtë një mision vëzhgimi ndërkombëtar. Përfaqësuesja e OSBE-së, theksoi se ky institucion do të mbështesë Shqipërinë.

”Jam e kënaqur që shoh mes jush zotin Celibashi. Ne si OSBE mbështesim Shqipërinë, siç e kemi mbështetur dhe në proceset reformuese në të kaluarën. Do vazhdojmë që të mbështesim për të përdorur edhe grupet jo të përfaqësuara shumë, duke modernizuar dhe duke mbështetur policinë dhe për të trajtuar gazetarët, për të bërë raportime të mira, për njerëzit që duna të kenë informacion. Do të ketë një mision vëzhgimi ndërkombëtar, ne po e rishikojmë këtë. Gjithashtu jemi përfshirë dhe në disa diskutime që po mbahen sot, siç janë rregullat për keqpërdorimin e burimeve shtetërore. Kemi mbështetur organizatën këtu, për zbatimin e rregullave të reja. Dua të bëj të qartë se nuk jemi përfshirë në çështjet e financimit, por jam e interesuar që të dëgjoj nga ju disa nga temat për t’u siguruar që këto zgjedhje të jenë transparente dhe të ketë qeverisje të mirë”, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?