300 familje në Unazën e re peticion krerëve të shtetit
Projekti i qeverisë dhe bashkisë së Tiranës për prishjen e rreth 300 banesave dhe godinave të biznesit ka sjellë protestat e banorëve të Unazës së Re. Ata prej 9 ditësh protestojnë kundër këtij projekti që i nxjerr ata në rrugë të madhe dhe kërkojnë kompensim.
Ndërkohë banorët e kësaj zone i kanë drejtur një peticion kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj si dhe presidentit të Republikës Ilir Meta, por edhe trupës diplomatike të vendeve përendimore në vend.
Në letrën drejtuar krerëve më të lartë të shtetit, qytetarët kërkojnë që të mos nxirren në mes të katër rrugëve, pa u dëmshpërblyer dhe dëmshpërblimi të jetë 100% me vlerën e tanishme të tregut.
Më tej banorët kerkojnë që të dëmshpërblehen në mënyrë të barabartë si ata që kanë legalizuar dhe si ato që nuk kanë legalizuar, sepse kanë 25 vite që jetojmë dhe kanë dhënë kontributin e tyre në komunitet.
Ndërkohë që protesta e tyre do të vazhdojë.
KOHA JONË SONDAZH


