“40 milionë euro për 2 km rrugë”, Rama: Nuk po ndërtojmë terital për pantallona

Opozita e ka cilësuar projektin e ndërtimit të “Unazës së Re” si një nga grabitjet më të frikshme. Prej ditësh ajo po sjell argumenta se kjo rrugë në kushte normale dhe përmes një gare mund të kushtonte 10 milionë euro dhe jo 40 milionë për 2,2 kilometra, e për këtë arsye, opozita deklaron se ndërtimi i Unazës së Re është një grabitje skandaloze.

Dhe duke marrë shkas pikërisht nga këto argumente, kryeministri Edi rama i kthehet ashpër kritikëve të këtij projekti duke thënë se kilometrat e rrugëve nuk janë si metrat e teritalit që blinin në MAPO dikur për pantallonat. Por teksa ironizon dialektin verior, që ngatërron “xh” me “gj”, kreu i Qeverisë thotë se vlerat për kilometrat variojnë sipas përmbajtjes së projektit e çmimet dalin nga një manual standard

“Dikush duhet t’u shpjegojë ingjinjerave të pdlsi dhe të kazanit plot me kadrinj se km e rrugëve nuk janë si metrat e teritalit që blinin në MAPO dikur për pantallonat e tyre! Vlerat për km variojnë sipas përmbajtjes së projektit e çmimet dalin denbabaden nga një manual standard?” – thotë kryeministri Edi Rama në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?