863 mijë eurot, flet babai i Orest Sotës: Ishin të miat, ja dhashë djalit të paguante një faturë

Shumën prej 863 mijë eurosh të gjetura në makinën e Orest Sotës e ka marrë përsipër babai i tij, Lefter Sota.

Ai ka thënë se paratë ia kishte dhënë djalit për të paguar një faturë.

”Eurot kanë qenë të miat, djali ishte nisur të paguante një faturë”, mësohet të ketë thënë Lefter Sota.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të njëjtë gjë ka thënë gjatë shoqërimit edhe Orest Sota, ndërsa për patentat e Tahirit është shprehur se janë lënë në makinë nga ana e shoferit të ish-ministrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, kompania për të cilën Orest Sota ka pretenduar se do depozitonte paratë për një pagesë, pretendon se merr pagesa “CASH” nga klientët.

Ndaj Orest Sotës, gjykata e Elbasanit vendosi masën “arrest me burg” me kërkesë të Prokurorisë.(Faxnews)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?