9 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 9 raste të reja më koronavirus. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se janë 3 raste reja në Tiranë dhe 6 në Elbasan.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 234 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 3223 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 409 raste. Siç shihet edhe grafikisht, përqindja më e lartë e të prekurve janë meshkuj, me 53%. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor”,- tha në një deklaratë për mediat Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?