FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

A do të votojnë sot për presidentin e ri? Mediu tregon qëndrimin e aleatëve të opozitës për Begajn

Fatmir Mediu ka folur në emër të aleatëve të opozitës të cilët kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në votimin për presidentin e ri të vendit.

Sipas Mediut ky proces është anti-kushtetues teksa shtoi se kandidatura nuk është konsultuar me partitë politike.

Mediu deklaroi: Në emër të kolegëve të mi, Shehi, Duka dhe Dule dua të deklaroj se duhet të kishim një proces kushtetues mbi palët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për fat të keq veprimet kanë qenë të njëanshme. Veprimi që po bëhet është antikushtetues. Kandidatura nuk u konsultua me partitë politike por u vendosëm përballë faktit të kryer për të votuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk kemi asgjë me kandidatin, e vlerësojmë. Ne nuk do të marrim pjesë në votim, sepse procesi kërkonte përfshirjen e palëve” shtoi Fatmir Mediu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?