A jeni penduar që e ndihmuat Ramën kundër Nanos? Meta: Shoh vetëm përpara
Presidenti Ilir Meta, i ftuar sot në emision “Zonë e Lirë” ka dhënë përgjigje për mjaft pyetje pikante dhe provokuese të Arian Çanit.
I pyetur nëse jeni bërë pishman që e ndihmuat Ramën kunder Nanos, Meta u përgjigj “shoh vetëm përpara. Bëje të mirën dhe hidhe në det thotë një fjalë e urtë”.
Presidenti Meta i pyetur sot nga gazetari Arian Çani ne “Zone e Lire” se perse u prish me “Baba Takun” (Spartak Braho) dhe si i pret akuzat e tij u shpreh me ironi: “Me buzëqeshje”.
A do kete perplasje ne keto zgjedhje lokale apo ne zgjedhjet parlamentare me Ramen? Meta u përgjigj: “Zero perplasje”.
I pyetur nëse i drohet faktit që Edi Rama kontrollon gjithë reformën në drejtësi, Meta u përgjigj, “frikën nuk e njoh, as në tokë dhe as në qiell”.
KOHA JONË SONDAZH

