FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

A shkoi ambasadorja amerikane në Elbasan për kandidatin e PS, Besjan Ajazin?

Ambasadorja amerikane Kim po luan fort dhe e vendosur kundër kandidimit të përsonave me probleme. Vendosmeria e saj mund ti shpëtojë këto zgjedhje nga futja në lista e elementëve kriminalë apo që janë non grata në SHBA.

Sot  thanë burime nga Tirana se ambasadorja ishte në Elbasan, pikërisht për një kandidat që ka probleme me ligjin dhe që ndodhet në listën e PS.

Burime nga PS thanë nën zë se pjesë e vizitës së ambasadores ishte dhe një emër nga lista e kandidatëve për deputetë të PS-së, Besjan Ajazi. Nuk dihet nëse ishte vizitë për të paralajmëruar Ballën me emrat që flitet se kanë probleme apo ishte vizitë-mesazh për të gjitha partitë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë edhe pas insistimit të KOHA JONE te Taulant Balla prapë nuk morëm një përgjigje zyrtare për këto dy emra të listuar nga PS për qarkun e Elbasanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Korrespodenti ynë në Elbasan kërkoi të merrte prononcimin e kandidatit për deputet, por telefoni i tij ishte fikur.

Ambasadorja Kim nuk do fal asnjeri, pasi flitet për demokracinë shqiptare dhe krenarinë e supërshtetit të Botës, SHBA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?