Agron Duka: Viti i Ri me halle të vjetra për fermerët

Nga Agron Duka (Kreu i PAA)

Ndërrohen vitet, ndërrohen ministrat, por problemet e fermerëve mbeten. Edhe këtë vit janë pa treg, pa subvencione dhe pa orientim. Si Parti Agrare Ambientaliste e kemi kërkuar dhe vijojmë të kërkojmë ngritjen e një Strategjie Kombëtare për bujqësinë, me të cilën të hidhen themelet e një qasje afatgjatë që të afrojë këtë sektor jo vetëm me Rajonin, por edhe me BE-në. Treg në të cilin kërkojmë të integrohemi, por që do të jetë i pamëshirshëm ndaj produkteve tona të pa subvencionuara.

Në vitin 2019 skema mbështetëse e fermerëve shqiptarë nuk mund të jetë vetëm 20 milion euro, e cila, fatkeqësisht, përkon me shumën që sot jepet për 1 kilometër rrugë. Gjithashtu fermerët shqiptarë nuk mund të konkurrojnë kur atyre u jepet një mbështetje prej 45 euro në vit; ndërsa në Kosovë marrin rreth 460 euro dhe në Maqedoni prekin shumën prej 558 euro në vit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por jo vetëm kaq!

Swiss Digital Mobile Reklama

Skema aktuale e financimit të bujqësisë, përmes granteve ka rezultuar një dështim, pasi në vitin 2018 është realizuar vetëm 5% e planit. Konkretisht nga 2.6 miliardë lekë të akorduara për këtë qëllim, janë shpërndarë vetëm 164 milionë lekë.
Kjo sigurisht është diçka që ekspertët e PAA-së kishin paralajmëruar, pasi qartazi kriteret dhe qasja e zgjedhur për të mbështetur bujqësinë nuk mund të sillte rezultate pozitive.

Për përmirësimin e skemave të mbështetjes, të cilat duhet të synojnë përfshirjen e një numri gjithnjë e më të madh fermerësh, Partia Agrare Ambientaliste prej kohësh sugjeron që ato të bazohen mbi pagesa direkte dhe plotësuese, të llogaritura mbi:

1. Sipërfaqen e tokës së mbjellë;
2. Prodhimin e realizuar;
3. Prodhimin e shitur;
4. Numrin e krerëve të bagëtisë etj.;

Mirëpo, pa vullnetin politik nga ana e mazhorancës, pa një strategji afatgjatë dhe pa i dhënë orientimin e duhur kësaj fushe jetike për 460 mijë familje fermerësh, çdo Vit të Ri vijojmë të gjendemi përballë halleve të vjetra dhe të pazgjidhura të bujqësisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?