Ministri Ahmetaj: Ky kryeministër, më i fortë se kurrë

Për ministrin e financave Arben Ahmetaj, kryeministri Edi Rama është më i fortë se kurrë. Duke folur në emisionin ‘5 pyetjet’ në Report Tv, ministri i Financave mohoi çdo luftë politike brenda Partisë Socialiste dhe theksoi se nuk do të ketë rikthim të debateve si ato në Këshillin e Përgjithshëm Drejtues (KPD) në vitin 2002.

“Nuk ka luftë politike në PS, ky kryeministër është më i fortë se kurrë. E di që ju pëlqen të shikoni KPD-në, por PS-ja e ka futur në ADN mospërsëritjen e atij momenti. Fatmirësisht për vendin dhe PS-në nuk do të ndodhë KPD-ja e dikurshme, ku hidhet baltë”, deklaroi Ahmetaj.

Sa i përket debateve në qeveri, ministri Ahmetaj theksoi se ato janë të zakonshme për shumë çështje, por kabinetin e drejtuar nga Edi Rama e konsideroi shumë serioz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për largimin e ministrit të Brendshëm nga qeveria, Ahmetaj foli fillimisht për shkarkim të Fatmir Xhafajt, për ta korrigjuar më pas në dorëheqje, që sipas tij ishte normale dhe jo e rastësishme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?