FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Akuzat e PD, Ahmetaj: Asgjë e re nga SHQUP

Ministri Ahmetaj ka reaguar ndaj akuzave të PD, të cilët me anë të deputetes Jorida Tabaku dhe Endri Hasës, deklaruan se “monopolin e kontrollit të faturimit mbi biznesin do ta fitojë një kompani kroate”, ashtu siç, sipas tyre, ka paralajmëruar PD-ja përpara 5 javësh.

“Asgjë e re nga ngrehina e SHQUP. Dolën sot dhe bënë thirrje që sistemi i ri i monitorimit të transaksioneve të biznesit, të mos zbatohet! Pra, ta pengojmë administratën të performojë më mirë, ta lemë informalitetin pa luftuar, t’i lemë të ardhurat pa mbledhur, t’u mohojmë qytetarëve shërbime më të mira publike, por edhe bizneseve një informacion më të qartë dhe në kohë, për transaksionet e deklaruara të tij me çdo biznes tjetër”, thuhet në reagimin e ministrit Ahmetaj në profilin e tij në Facebook.

Më tej ai sqaron se sistemi nuk do të ketë asnjë kosto shtesë, duke hedhur poshtë akuzat e PD se 140 mijë kasat fiskale ekzistuese do të hidhen në kosh.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përkundrazi, do të ulë kostot e rënda të sistemit aktual që kemi trashëguar nga koha kur SHQUP-i imponoi kasa me kosto të paktën 300 euro vetëm për instalimin, pa folur për mirëmbajtjen, por që sidoqoftë nuk do të jetë aspak kusht që të dalin nga funksioni”, u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?