FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aleksandër Biberaj: Turp të kesh Fatos Nano! U bëre servili i Ramës

Ish-deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj, i cilëson deklaratat e Fatos Nanos në emisionin “Opinion” në mbështetje të Edi Ramës, si një servilizëm ndaj kryeministrit Edi Rama.
Në një postim në Facebook, Biberaj shprehet se ish-kryeministri Fatos Nano duhet të tregojë sesa miliona euro ka fituar nga shitja e partisë në vitin 2005 të Edi Rama.
Biberaj thotë se me mbështetjen ndaj Edi Ramës, Nano rrëzoi dhe imazhin e liberalit të dikurshëm.
Postimi i plotë i Aleksandër Biberaj:
Te dashur miq,
Është mjerim i madh qe te shikosh Fatos Nanon duke iu servilosur Edi Rames dhe qeverise se tij skandaloze per interesa meskine. Fatos Nano ne vend qe t’iu kerkoje falje shqiptareve per kete monster politike qe sic e ka deklaruar vete e mori Edi Ramen nga klloshar me thonj te paprere ne France dhe e beri minister te kultures.
Fatos, tregohu i sinqerte se sa dhjetera milione euro ia shite PS-ne Edi Rames, se ne darke e rrezove me vota “nga kongresmenet e tu” dhe prite sa u levruan dhjetera milionat e eurove ne Greqi ku ishe ti, dhe pastaj e votove si kryetar partie. Po mburr nje qeverisje komplet te korruptuar dhe te inkriminuar, nderkohe qe sulmon pa pike turpi opoziten.
Dole ne pension 53 vjeç dhe tani i ben fresk nje grupi kriminal qe fatkeqesisht sot drejton vendin. Turp te kesh pasi edhe ate pak respekt qe njerezit kishin per frymen tuaj liberale dhe tranzicionin qe bere nga PPSH ne PSSH, e humbe, duke justifikuar shkaterrimin e PS-se dhe konvertimin ne nje sekt kriminal me emrin rilindje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?