Alibeaj: 25 prilli është dita e gjykimit

Partia Demokratike njofton se koordinatori politik i Qarkut Fier Enkelejd Alibeaj ka takuar banorë të Zharrëzës, bashkia Patos, fshatit që jeton mbi arin e zi, por që ka mbetur në pikë të hallit!

Alibeaj ka bashkëbiseduar me banorët si dhe kanë shkëmbyer ide mbi jetën e tyre dhe hallet e pafundme që jua ka shtuar rilindja dhe kryeministri në ikje Edi Rama. Banesat e dëmtuara dhe situata ekonomike kanë qenë problemet që shqetësonin më së shumti banorët.
– Zgjidhjen e halleve tuaja e keni vetë në dorë! Në 25 prill votoni që shtëpitë e dëmtuara të mos bien mbi kokë por t’u bien qeveritarëve dhe Ramës si përgjegjësi kryesor i kësaj situate – u shpreh z. Alibeaj.
Ndotjes se ajrit, ujit dhe tokës ju është shtuar edhe ai i tërmetit nga kompania Bankers. Bashkia Patos dhe komisionet vlerësuese të ngritura prej saj janë tallur me një pjesë të banorëve duke i selektuar politikisht. Shqetësimi për energjinë e dobët dhe rrjetin tejet të amortizuar, ndihma ekonomike që është e pamjaftueshme pasi nuk përballon dot koston e ilaçeve jo më dritat, ujin, ushqimet! Qeveria dhe bashkia Patos nuk e çajnë kokën fare e jo të interesohen për hallet e banorëve.
Alibeaj shprehu keqardhjen për situatën dhe papërgjegjshmërinë e pushtetit qëndror dhe vendor si dhe ju kujtoi familjeve që vizitoi se fatin e tyre e kishin në dorë vetë pasi të kujtonin se cfarë kaluan këto 8 vite, cfarë shërbimesh morën dhe si i kanë xhepat, ku i kanë fëmijët e tyre, kush ishte shkaktari që u larguan nga vendi ne dhe të huaj?
– 25 prilli është dita e ndryshimit dhe gjykimit që të mos na bjerë mbi kokë sërish Rama dhe qeverija e tij, siç po bien shtepitë tuaja! – u shpreh Enkelejd Alibeaj, kordinatori politik i qarkut Fier.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?