FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasadorja e re e SHBA: Jo Rusia, por Kina shqetsim në Shqipëri

Yuri Kim, kandidatja amerikane për ambasadore në Tiranë, deklaroi përpara senatorëve se problemi dhe rreziku më i madh për Shqipërinë nuk paraqitet nga Rusia, por nga Kina.

Gjatë seancës në Komisionin për Politikën e Jashtme, Kim theksoi se Kina përbën problem në Shqipëri për shkak të investimeve dhe komplikimeve politike që ato mund të sjellin.

Yuri Kim u pyet nga senatorët edhe për muxhahedinët që jetojnë në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi punuar shumë afër me Qeveritë shqiptare, tha Kim, janë 3 mijë persona që jetojnë në periferi të kryeqytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Synimi ynë numër një është që ata të jenë të sigurtë, por edhe të integrohen në Shqipëri, si dhe të jenë qytetarë produktivë”, tha kandidatja për ambasadore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?