FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasadorja Kim, bashkëbisedim me drejtues të diasporës shqiptare në SHBA: Vijoni kontributin për forcimin e Shqipërisë

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka zhvilluar një takim online me udhëheqës të komunitetit të diasporës shqiptare në Amerikë.

Takimi është bërë publik nga ambasada e SHBA-së në faqen e saj zyrtare, ndërsa thekson se në takim është diskutuar për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe përparësitë e ambasadës për fushatën e demokracisë.

Kim përgëzoi anëtarët e diasporës për punën e tyre filantropike dhe i nxiti ata të vijojnë kontributet e tyre të rëndësishme për forcimin e Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambasadorja Kim pati kënaqësinë të takohej virtualisht me udhëheqës të komunitetit të diasporës shqiptaro-amerikane në fillim të kësaj jave. Ata diskutuan marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe përparimin e bërë në përparësitë e Ambasadës në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit. Ambasadorja përgëzoi anëtarët e diasporës për punën e tyre filantropike dhe i nxiti ata të vijojnë kontributet e tyre të rëndësishme për forcimin e Shqipërisë”, shkruhet në njoftim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?