Angela Merkel nuk do të kandidojë më për karrigen e partisë CDU
Angela Merkel nuk do të kandidojë më për karrigen e partisë CDU.
Sipas burimeve nga brenda partisë së saj, kancelarja gjermane Angela Merkel është ofruar se do të heqë dorë nga udhëheqja e partisë Bashkimi Kristian Demokratik (CDU). CDU ka pësuar humbje masive në dy zgjedhje rajonale.
Burime nga Bashkimin Kristian Demokratik (CDU) kanë bërë me dije se kancelarja Angela Merkel është përgatitur të mos kandidojë për karrigen e udhëheqësit në konferencën e ardhshme të partisë, që do të mbahet në dhjetor.
Merkel, e cila ka qenë kryetare e CDU-së që nga viti 2000, bëri të ditur vendimin e saj në një mbledhje me drejtuesit e partisë së saj, që u mbajt të hënën në mëngjes, pasi partia pësoi humbje të rënda në dy zgjedhjet e fundit rajonale, në Bavari dhe Hessen.
Masa përfaqëson një kapitullim politik për kancelaren, e cila më parë ka theksuar se lidershipi i partisë dhe pozicioni i kancelarit shkojnë paralelisht së bashku.
KOHA JONË SONDAZH

