Arben Duka: Qeveria e re, një dështim i paralajmëruar!

Nga Arben Duka

Qeveria që kemi tani,

i ngjan një Qeverie Teknike,

Swiss Digital Desktop Reklama

se shumë nga ministrat aty,

Swiss Digital Mobile Reklama

nuk kanë staturë politike?!.

 

Janë pjesë e kabinetit të ri,

një kosovar dhe një kosovare,

kjo nuk përbën vetëm çudi,

po është dhe fyerje e injorim,

për gjithë inteligjencën shqiptare!.

 

Dihet që performanca e ministrave,

risku i kryeministrit janë,

por dy ministrat nga Kosova,

asgjë socialiste nuk kanë!

 

Në krahasim me Ditmir Bushatin,

Gentit mund t’i gjesh njëmijë defekte,

që nga anonimati i frikshëm,

e gjer tek e folura e një shqipeje jo korrekte!

 

Sot problemet më të mprehta,

i ka arsimi dhe universitetet shqiptare,

e këtë peshë të madhe mbi supe,

nuk mund ta mbajë një kosovare!

 

Kësaj radhe peshorja e qeverisë,

nga ana e femrave ka anuar,

po ky fiksim i vazhdueshëm i Ramës,

ka qënë një eksperiment i dështuar!

 

E kemi kritikuar ministren e kulturës,

Kumbaros i kemi numëruar më shumë minuse,

të paktën ajo e kish një lidhje me librin,

e kjo e tanishmja është thjesht një arreduse!

 

Me dy përjashtime të vogla,

prurjet e tjera paralajmërojnë dështimin,

kjo  nuk është qeveria e  Partisë Socialiste,

po kabineti privat i Edvinit!

 

Zgjedhjet e kryeministrit tonë,

as na kanë habitur e as na kanë hutuar,

po këta emra anonimë na thonë,

një dështim të paralajmëruar!

 

Kabineti i ri ka shumë më pak vlera,

dhe nga kabineti i fundit i partisë demokratike,

mungojnë kontributet dhe karriera,

dhe ngjyra e majtë politike!.

 

Nuk gjen dot një të vetëm shqiptar,

të thotë përmendësh gjithë emrat e kabinetit,

do ta peshonim të gjithin në ar,

do ta shpallnim gjeniun e Planetit!

A.DUKA

Gazeta Dita

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?