FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arian Çani: Nuk besoj fare te Reforma në Drejtësi

“Kjo është luftë “shtrigash” ku “peshku i madh e ha të voglin”. I këtij mendimi është moderatori Arian Çani që drejton “Zonë e lirë” në Tv Klan. Gazetari me përvojë thotë se nuk ka besim te ajo që thonë ambasadorët.
“Unë skam besim te askush. Ju bëni mirë që keni besim te amerikanët. Unë nuk kam besim te njeri. Kam vetëm besim te vetja. Çdo të thotë ndikim i ambasadorëve në drejtësi? Ata e dinë që “x” dhe “y” politikan i lartë është implikuar në filan dosje. Dhe do futet brenda në janar? Këtu mua më vjen turp të flas për drejtësi. Më mirë le të bëhemi një protektorat ndërkombëtar. Është më mirë. Le të bëhemi shteti i 52-të i Amerikës. Le të vijë një i dërguar nga Uashingtoni. Ç’na duhet kryeministri dhe presidenti?” – thotë Çani ne studion e News 24 dhe më pas bën edhe një koment për “peshqit e mëdhenj”.
“Nga janari drejtësia do të jetë e varur nga amerikanët në favor të një pale shqiptarësh. Dhe me shumë gjasa ata do të punojnë me Ramën që është në pushtet. Se nuk mund të punojnë me të dyja palët. Edi Rama, Ilir Meta, Lul Basha dhe Sali Berisha janë ata që kanë pasur politikën në dorë në këtë vend. Nëse në janar, shkurt apo mars nuk bie një nga të katërt brenda në burg atëherë nuk ka “peshq të mëdhenj” – e mbyll Çani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?